Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj, çmimet për 56 zona
Qiraja mediane e apartamenteve në Tiranë për muajin nëntor 2026 ka arritur në 660 euro në muaj. Të dhënat janë përllogaritur nga platforma për tregun e pasurive të paluajtshme Pragu.al, mbi bazën e rreth 3 mijë njoftimeve për dhënien e apartamenteve me qira për 56 zona të kryeqytetit. Vlera mediane është çmimi që ndodhet në mes të të gjitha njoftimeve, pasi ato renditen nga më i ulëti te më i larti. Gjysma e njoftimeve kanë çmime më të ulëta se kjo vlerë dhe gjysma tjetër çmime më të larta. Ndryshe nga mesatarja aritmetike, vlera mediane nuk ndikohet ndjeshëm nga disa çmime shumë të larta ose shumë të ulëta. Agjencia imobiliare shpjegon se për shembull, për pesë apartamente me qira prej 400, 500, 550, 600 dhe...
Burimi:
javanews.al