Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së, ndër më të ulëtat në Europë
Punonjësit shqiptarë paguhen mesatarisht katër herë më pak se ata në Bashkimin Europian, ndërsa vijojnë të mbeten ndër më pak të paguarit edhe në Ballkanin Perëndimor. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat-it, publikuar nga Euronws, paga mesatare vjetore bruto, e përshtatur për punësimin me kohë të plotë, arriti në 41,464 euro në Bashkimin Europian në vitin 2025, me një rritje prej 4.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Në Shqipëri, sipas statistikave të INSTAT-it, paga mesatare mujore bruto ishte rreth 84 mijë lekë në vitin 2025, ose rreth 860 euro, e barasvlershme me 10,320 euro në vit. Ndonëse metodologjitë e matjes nuk janë plotësisht të harmonizuara, krahasimi orientues e vendos pagën mesatare shqiptare në rreth 25% të nivelit të Bashkimit Europian. (Sipas Anketës së...
Burimi:
syri.net