Hitaj: Spiropali kundër Ramës, drejtësia vihet në lëvizje vetëm pasi del kundër partisë

Hitaj: Spiropali kundër Ramës, drejtësia vihet në lëvizje vetëm pasi del kundër partisë

I ftuar në një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, gazetari Arber Hitaj ka komentuar përplasjet brenda Partisë Socialiste dhe lëvizjen politike të Elisa Spiropalit, duke ngritur pikëpyetje mbi kohën kur u bë kallëzimi ndaj saj. Hitaj u shpreh se kallëzimi anonim nga një shoqatë erdhi pasi Spiropali doli kundër partisë, duke vënë në dukje se kjo ngre pikëpyetje mbi raportin mes pushtetit dhe drejtësisë. Pjesë nga intervista: Nuk di ta them hallin më të madh, sepse është një kallëzim pasi doli kundër partisë. Pra, të lë partia, të kap drejtësia. Kjo ishte ajo që mund të them unë në lidhje me kallëzimin që është bërë nga një shoqatë, në mos gaboj. Kallëzim anonim, por që erdhi pasi e la partia. Pra, nuk...