Shkodër/ Dëbora përfshin aksin rrugor Bogë-Qafë Thorë–Theth

Shkodër/ Dëbora përfshin aksin rrugor Bogë-Qafë Thorë–Theth

Gjatë orëve të natës, reshjet e dëborës kanë përfshirë aksin rrugor Bogë-Qafë Thorë–Theth. Ekipet dhe mjetet e mirëmbajtjes vijuan punën në terren, për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e rrugës, me qëllim garantimin e kalueshmërisë dhe sigurisë së qarkullimit. Në koordinim me strukturat përgjegjëse, vijon monitorimi i situatës dhe gatishmëria për ndërhyrje sipas nevojës. Aktualisht raportohen vetëm reshje shiu që në orët e mëngjesit.