DETAJE-Vrasja e “Papagallit”, 48-vjeçari nga Saranda i dyshuar si ekzekutor, mik me Irakli Davellën
Eduart Qendrothanasi dhe Niko Gavanozi GREQI-Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit shqiptar Niko Gavanozi, i njohur si “Papagalli”, i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Glifadës në Athinë më 11 tetor. Në qendër të hetimeve është një 48-vjeçar nga Saranda, Eduart Qendrothanasi. Policia ka identifikuar Qendrothanasin si njërin prej dy personave që ndodheshin në motoçikletë, ndërsa dyshohet se edhe personi i dytë është shqiptar. Policia greke thotë se 48-vjeçari ka pasur lidhje me grupe kriminale shqiptare dhe se më herët ishte arrestuar në kuadër të një hetimi për trafik droge nga Shqipëria dhe Turqia drejt Greqisë. "Protothema" ka publikuar pamjet që tregojnë autorët duke udhëtuar me një motoçikletë, para se të kryejnë vrasjen. Ata iu afruan 52-vjeçarit...
Burimi:
zeri.ai