Pse avokatit Plarent Ndreca i ndalohet hyrja te Erion Veliaj?!

Pse avokatit Plarent Ndreca i ndalohet hyrja te Erion Veliaj?!

Avokatit Plarent Ndreca thotë se i është refuzuar pa bazë ligjore takimi me klientin e tij, Erion Veliajn. Kjo është shkelje e rëndë që nuk mund të trajtohet si një problem i zakonshëm administrativ. E drejta për t’u takuar me avokatin është pjesë thelbësore e së drejtës për mbrojtje. Asnjë drejtori burgu nuk mund ta pezullojë atë me një vendim të pashpjeguar. Pyetja është e drejtpërdrejtë: kush e ndaloi avokatin dhe mbi ç’bazë ligjore? Drejtoria e Burgjeve duhet të tregojë nëse ekziston një urdhër, kush e ka firmosur dhe çfarë arsyeje ligjore përmban. Nëse nuk ka një vendim të tillë, atëherë kemi të bëjmë me një pengim arbitrar dhe përgjegjësia duhet të kërkohet te personat që e kanë urdhëruar ose zbatuar. Dyshimi se kjo po...