ILIR KULLA SFIDON SPIROPALIN: RAMES NUK IA RREZON KARRIGEN DUKE I KERKUAR DOREHEQJEN
Përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës po hyn në një fazë të re, por pyetja që shtrohet tashmë nuk është se çfarë deklaron ish-kryetarja e Kuvendit kundër kryeministrit, por çfarë është e gatshme të bëjë për ta sfiduar realisht atë. Analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka vënë në pikëpyetje strategjinë politike të Spiropalit, duke e bërë të qartë se deklaratat publike dhe kërkesat për dorëheqje nuk mjaftojnë për të lëkundur pushtetin e Ramës. Sipas Kullës, në politikë nuk bëhesh lider përmes deklaratave, por përmes betejave dhe veprimeve konkrete. Për këtë arsye, sfida që Spiropali i ka drejtuar Ramës për hapjen e garës për kryetarin e Partisë Socialiste pas 17 vitesh nuk përbën, më vete, një kërcënim për drejtimin e tij. “Nëse mendon...
Burimi:
ntv.al