Dosja ‘Meta’/ GJKKO dënon me burg nënën e Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho shpallet i pafajshëm
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë sot vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e ndarë të dosjes Meta-Kryemadhi, të cilët përfituan nga procedura e gjykimit të shkurtuar. GJKKO dënoi Fatime Kryemadhin, nënën e Monika Kryemadhit, me 7 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata e uli dënimin në 5 vite burg. Megjithatë, për shkak të moshës së saj, Gjykata e Posaçme vendosi të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg dhe ta vendosë Fatime Kryemadhin në shërbim prove për një periudhë prej dy vitesh. Ndërkohë, GJKKO dënoi Ema Çokun me 2 vite burg, dënim që pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u ul në 1 vit e 4 muaj. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit...
Burimi:
gijotina.com