Alizoti: Shpalleni edhe kryeministrinë zonë të mbrojtur, akti për tubimet më keq se në komunizëm

Alizoti: Shpalleni edhe kryeministrinë zonë të mbrojtur, akti për tubimet më keq se në komunizëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka kundërshtuar në Kuvend aktin normativ për tubimet, duke e cilësuar atë si një kufizim të së drejtës së qytetarëve për të protestuar. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Alizoti deklaroi se shqiptarët kanë shumë më tepër arsye për të protestuar sesa qytetarët e vendeve të tjera evropiane, duke krahasuar situatën në Shqipëri me atë në Francë dhe Itali. Alizoti solli rastin e Belinda Ballukut, duke thënë se ajo është për tu futur në burg dhe qytetarët kanë të drejtën e tyre për të protestuar. Akti për tubimin ngjan si një ligj në Korenë e Veriut. Një shqiptar ka 1 mijë arsye për të protestuar. Si mundet një shqiptar të durojë, kur sheh se gjysma e qeverisë është në...