Kompany: Një humbje gjithmonë të dhemb, por Champions League nuk vendoset në nëntor

Kompany: Një humbje gjithmonë të dhemb, por Champions League nuk vendoset në nëntor

Bayern Munich përjetoi shijen e hidhur të humbjes për herë të parë këtë sezon. kampionët e Gjermanisë u mundë 2-1 nga Lillë në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Edhe pse u paraqit në këtë ndeshje në transfertë me një listë të gjatë lojtarësh të dëmtuar, Bayern ruajti besimin se mund ta përmbushte misionin. Lille, me kalimin e kohës në pjesën e dytë, mori iniciativën dhe krijoi raste të pastra, të cilat çuan te dy golat e që përmbysën avantazhin fillestar te bavarezëve. Trajneri Vincent Kompany e pranoi se humbja dhemb, por e zhvendosi menjëherë vëmendjen te sfida e radhës. “Fati i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve nuk vendoset sot. PSG, për shembull, nuk ka qenë asnjëherë më parë mes tetë ekipeve më të...