Telashe për Inter pas fitores në Champions, mbrojtësi titullar dëmtohet dhe rrezikon disa ditë pushim
26 Nëntor 2026 11:17 Telesport Një lajm i keq për Inter pas triumfit dje 2-0 ndaj Shtutgart në Champions League. Zikaltërit kanë humbur mbrojtësin Alessandro Bastoni, i cili u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 39-të të pjesës së parë, kur rezultati ishte 0-0. Dimarco zëvendësoi ish-mbrojtësin e Parma, i cili ndjeu shqetësime në muskulin ‘kuadriceps’. Sipas një komunikate nga klubi interist, gjendja e Bastoni do të vlerësohet në ditët në vijim. Duke folur për gjendjen e mbrojtësit, Chivu tha: “Nuk besoj se bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë”. “Ai do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore, por duket se është thjesht një tensionim muskulor, një problem me të cilin ai po përballet prej disa ditësh“, tha Chivu.
Burimi:
telesport.al