Ancelotti pas fitores ndaj Bayernit: Mbrëmje speciale, treguam më shumë guxim në pjesën e dytë
26 Nëntor 2026 10:59 Alfred Lleshi Një fitore me emocione të veçanta për Davide Ancelotti. Trajneri i Lilës mposhti ish-skuadrën e tij, Bayern Munich, ku kishte punuar si ndihmës i babait, Carlo Ancelotti. “Ishte një ndeshje speciale për mua, sepse kam kujtime shumë të bukura. Bayern Munich është një klub i madh. Kanë kaluar 9 vite, por kam ende miq atje. Ishte vërtet një mbrëmje e veçantë”, – deklaroi ai për UEFA-n. Ancelotti zbuloi edhe mesazhin që iu dha lojtarëve në pushimin mes pjesëve: “Iu thashë të besonin te plani ynë, të luanin me më shumë vendosmëri dhe guxim. Edhe lojtarët e ndienin se mund t’ia dilnim. Na duhej vetëm më shumë bindje dhe këtë bëmë në pjesën e dytë. Arritëm gjithashtu të krijonim një...
Burimi:
telesport.al