Momente paniku në avionin e Besiktas, rrufeja godet mjetin fluturues, detyrohet të bëjë ulje emergjente
Momente frike janë përjetuar në bordin e avionit që transportonte delegacionin e skuadrës turke të Besiktas drejt Gjeorgjisë, ku ekipi do të përballet me Hapoel Beer Sheva në Europa League. Avioni u godit nga rrufeja gjatë fluturimit, ndërsa kushtet e vështira atmosferike shkaktuan edhe turbulenca të forta. Për arsye sigurie, piloti u detyrua të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në qytetin e Rizes, në Turqi, në vend që të vazhdonte drejt Batumit të Gjeorgjisë. Sipas televizionit turk TRT Sport, përfaqësues të Besiktas konfirmuan se rrufeja goditi avionin dhe se pasagjerët përjetuan turbulenca të forta. “Ishte një fluturim shumë i vështirë”, raportuan zyrtarët e klubit. Në një njoftim zyrtar, Besiktas bëri të ditur se delegacioni do të vijonte udhëtimin drejt destinacionit me rrugë tokësore. “Avioni që...
Burimi:
gijotina.com