“Ngrije kokën o kriminel!” Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh! Peleshi i fik mikrofonin
Kryedemokrati Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, i është drejtuar me akuza të forta Taulant Ballës, duke e quajtur kriminel dhe porositës vrasjesh. Pas këtyre akuzave, kryetari i Kuvendit i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se po shkel rregulloren me etiketimet, ndërsa më pas i fiku mikrofonin, pasi përfundoi koha e fjalës. Ndërkohë, Berisha nuk ka pranuar të largohet, duke vijuar të flasë edhe pa mikrofon, teksa Peleshi herë pas here i kërkonte të lironte foltoren. Berisha: Pas parlamentit të ’45-s, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar në Shqipëri. Nëse në ’45-n zunë vend në këtë sallë vrasës serialë dhe autorë të luftës civile, sot në këtë sallë janë kriminelë ordinerë, trafikantë, porositës vrasjesh. Njëri prej më kryesorëve është Taulant apo Begojaris,...
Burimi:
gijotina.com