Dragot/ Banorët të shpronësuar e të papaguar, rruga u devijua dhe fshati mbeti në baltë, u premtojnë ‘asfalt elektoral’

Dragot/ Banorët të shpronësuar e të papaguar, rruga u devijua dhe fshati mbeti në baltë, u premtojnë ‘asfalt elektoral’

I ftuar në një lidhje Skype në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, një banor i Bashkisë Belsh ka denoncuar problematikat e rënda me infrastrukturën në fshatin Dragot, duke akuzuar institucionet për mashtrim dhe neglizhencë ndaj banorëve. Ai tregoi se banorët kishin pranuar një projekt për ndërtimin e një rruge me gjerësi 8 metra, trotuare, ndriçim dhe kanalizime, madje kishin prishur edhe muret e avllive të banesave të tyre për të mundësuar zgjerimin e saj, por projekti nuk u realizua sipas parashikimeve. Ai u shpreh se rruga u devijua nëpër toka bujqësore, ndërsa pronarët e tokave të shpronësuara nuk janë dëmshpërblyer ende. Banori e cilësoi projektin e ri, që parashikon vetëm 3 metra asfalt, si një tjetër përpjekje elektorale për të mashtruar qytetarët, pa transparencë...