Digjet totalisht një lokal në Karbunarë, dyshohet se shkak ishte një shkëndijë elektrike
Digjet një lokal në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Karbunarë. Lokali në anë të rrugës është djegur totalisht, pavarësisht se familjarët, pasi kanë parë flakët, kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve. Flakët kanë qenë të menjëhershme, për shkak edhe të materialeve plastike e të djegshme, dhe zjarrfikësit e Lushnjës kanë ndërhyrë, por gjithçka ishte djegur e shkrumbuar. Sipas të dhënave nga zjarrfikësit e Lushnjës, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në momentet e para të zjarrit kanë mbërritur pronarët, të cilët e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë dhe vetëm sa kanë qenë spektatorë.
Burimi:
syri.net