Ndarja nga jeta e Ylli Ziçishtit, Taulant Balla propozon një minutë heshtje në Kuvend

Ndarja nga jeta e Ylli Ziçishtit, Taulant Balla propozon një minutë heshtje në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar në seancën plenare ndarjen nga jeta të mjekut dhe ish-deputetit të PS Ylli Ziçishti. Balla vlerësoi kontributin e tij në mjekësi, duke e cilësuar një kirurg të respektuar, i cili gjatë gjithë jetës së tij u kujdes për shëndetin e të tjerëve. Ai kujtoi gjithashtu peripecitë që Ziçishti kaloi gjatë regjimit komunist, kur përjetoi internimin. Në këtë kuadër, Balla u propozoi kryetarëve të grupeve të tjera parlamentare që në një nga momentet e heshtjes në sallë të mbahej një minutë heshtje në nderim të tij. “Para pak çastesh është ndarë nga jeta mjeku dhe kolegu ynë në këtë sallë, Ylli Ziçishti, i cili gjatë gjithë jetës së tij si mjek u kujdes për shëndetin...