Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti

Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti

Ka ndërruar jetë sot më 26 nëntor mjeku i njohur, Ylli Ziçishti. Ai ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste gjatë periudhës 2013-2017. Ai është shuar në moshën 76-vjeçare. Ziçishti, nga Devolli, ishte një emër i njohur në fushën e mjekësisë, ndërsa ka dhënë kontribut edhe në politikë, nën siglën e Partisë Socialiste. Ziçishti u diplomua për mjekësi në vitin 1973 dhe u specializua në kirurgjinë e përgjithshme dhe vaskulare në Tiranë, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Karrierën e nisi duke shërbyer në Tepelenë, përpara se të punonte për 16 vjet si Shef i Shërbimit të Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Pavarësisht moshës së pensionit, ai vazhdoi të ushtrojë profesionin e kirurgut të përgjithshëm dhe të urgjencës...