Një javë më parë u lirua nga qelia, rikthehen telashet për Vincens Pirolin, Policia e akuzon për vrasjen e Frrok Lleshajt

Një javë më parë u lirua nga qelia, rikthehen telashet për Vincens Pirolin, Policia e akuzon për vrasjen e Frrok Lleshajt

Policia e Shkodrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për Vincens Pirolin, për shkak se ka dyshime të forta se ai është përfshirë në vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës. Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 gusht 2025, ku Lleshaj dyshohet se u vra për hakmarrje, raporton SHEKULLI. 65-vjeçari Frrok Lleshaj, kishte kryer një vrasje në vitin 1995, dhe u arratis nga burgu në trazirat e vitit 1997. Ai u arrestua më vonë në vitin 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe doli në 2023. Në momentin e ekzekutimit ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu. Nga ana tjetër, Vincens Piroli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai u arrestua vetëm pak javë më parë, pasi dyshohej se do...