No Image Available

SPAK çon në gjyq 10 persona për pastrim parash nga trafiku i drogës në Itali

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe zbritur në gjykatë dosjen për persona pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se drejtohej nga Igli Kamberi dhe Ergys Kastrati. Ata akuzohen për pastrimin e miliona eurove të përfituara nga trafiku i drogës në Itali, para që transportoheshin drejt Shqipërisë përmes shoferëve të kamionëve dhe korrierëve, të fshehura në automjete apo mes sendeve të zakonshme. Në qendër të skemës, sipas hetimeve, ishte Ergys Kastrati, i njohur edhe si Bishja, i cili shërbente si ndërlidhës mes anëtarëve të grupit dhe jepte porositë për tërheqjen e parave në Itali. Ndërsa Igli Kamberi dyshohet se menaxhonte aktivitetin e trafikut të drogës dhe vendoste për destinacionin e fitimeve. Për zbatimin e porosive dhe transportin e parave kujdesej Edi Brahaj,...