Trioja e Eleonora Strinos hap edicionin e katërt të Ditëve Ndërkombëtare të Xhazit në Mitrovicë

Trioja e Eleonora Strinos hap edicionin e katërt të Ditëve Ndërkombëtare të Xhazit në Mitrovicë

26 November, 2026 - 12:59 Edicioni i katërt i festivalit “Mitrovica International Jazz Days” është hapur me koncertin e Trio-s së kitaristes italiane Eleonora Strino, një prej emrave të spikatur të skenës bashkëkohore të xhazit në Itali. Koncerti u mbajt në Qendrën Kulturore “Rexhep Mitrovica”, duke shënuar nisjen e programit të këtij edicioni. E udhëhequr nga kitaristja napolitane Eleonora Strino, trioja u kompletua nga Giulio Corini në kontrabas dhe Zeno De Rossi në bateri. Tre muzikantët sollën një ndërthurje të traditave të xhazit modern me qasje bashkëkohore ndaj improvizimit dhe shprehjes muzikore. Pjesëmarrja e tyre në festival i dha një dimension ndërkombëtar programit, duke u ofruar publikut në Mitrovicë mundësinë të njihet nga afër me krijimtarinë dhe larminë e skenës evropiane të xhazit. Përmes këtij...