Nju-Jorku emëron drejtoreshën e parë ekzekutive të muzikës, me fokus mbështetjen e artistëve
Administrata e kryetarit të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, ka emëruar Rachael Pazdan në pozitën e drejtoreshës së parë ekzekutive të muzikës në qytet, me misionin që Nju-Jorku të jetë një vend më i përballueshëm për muzikantët dhe profesionistët e industrisë muzikore. Pozita e re synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes administratës së qytetit, artistëve, organizatorëve të koncerteve dhe skenave muzikore, duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e karrierës artistike. Në këtë pozitë të re, Pazdan do të punojë për lehtësimin e procedurave për organizimin e koncerteve në hapësira publike, lidhjen e muzikantëve me burimet dhe mbështetjen e tyre profesionale, si dhe krijimin e mundësive konkrete për të rinjtë që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë në industrinë muzikore, përcjell KultPlus. Pazdan ka mbi...
Burimi:
kultplus.com