Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

Policia greke ka goditur një rast të trafikut të drogës nga Saranda drejt Igumenicës, duke sekuestruar mbi 66 kilogramë marijuanë dhe arrestuar tre shtetas shqiptarë. Operacioni u zhvillua nga oficerët e Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Igumenicë, në bashkëpunim me Departamentin e 2-të të Rojës Kufitare të Filatit, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, efektivët ndaluan fillimisht një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, u zbuluan dhe u sekuestruan 60 pako me marijuanë, me peshë totale 66 kilogramë e 742 gramë. Në vijim të veprimeve hetimore, policia ndaloi edhe një automjet të dytë, në një vend tjetër, ku udhëtonin dy shtetas shqiptarë. Sipas hetimeve, këta...