“Anëtarësim në BE brenda vitit 2030”- Balla: Synojmë mbylljen e negociatave deri në Krishtlindjet e 2027 dhe nënshkrimin e Traktatit më 2028
Bashkëkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Taulant Balla, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një objektiv mbarëkombëtar, që tejkalon dallimet politike dhe kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë shqiptare. Duke folur në hapje të mbledhjes së posaçme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, me praninë e Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, Balla theksoi se Shqipëria është fuqimisht e angazhuar në rrugën e anëtarësimit. “Ky nuk është objektivi vetëm i qeverisë, nuk është as objektivi vetëm i shumicës parlamentare. Është objektivi ynë mbarëkombëtar, objektivi që përshkon programet e forcave politike, angazhimin e institucioneve dhe aspiratën e qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve të vendit”, u shpreh Balla. Duke u ndalur te rëndësia e konsensusit politik, Balla nënvizoi...
Burimi:
javanews.al