Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se perspektiva e investimeve ekonomike në Shqipëri lidhet me përmbushjen e reformave. Gjatë fjalës së saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ajo theksoi se reformat janë kushti i parë për tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ajo nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe komunikimit gjatë procesit të integrimit europian, duke sugjeruar që në vizitën e ardhshme në Shqipëri të organizohet një takim me përfaqësuesit e biznesit. Komisionerja europiane foli gjithashtu për paragjykimet ndaj Shqipërisë, duke theksuar se duhet një angazhim i përbashkët për t’i kapërcyer ato. Në këtë kontekst, Kos ndau edhe një përvojë personale nga vizita e saj turistike në Shqipëri, ku tregoi se kishte kaluar pushimet së bashku me bashkëshortin...