PLAGOSJA E VISHKULLIT, MISTERI I PLUMBIT TË GOMËS! PROKURORIA PRET PËRGJIGJEN NGA ITALIA

PLAGOSJA E VISHKULLIT, MISTERI I PLUMBIT TË GOMËS! PROKURORIA PRET PËRGJIGJEN NGA ITALIA

Erjon Vishkulli ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dokumentacionin mjekësor të lëshuar nga spitalet italiane, ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale pas dëmtimit në sy gjatë protestës në kryeqytet. Megjithatë, hetuesit ende nuk kanë përcaktuar përfundimisht nëse 28-vjeçari është plagosur nga një plumb gome. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në kartelën mjekësore përmendet plumbi i gomës, por prokuroria po verifikon nëse ky përshkrim është bazuar në deklarimet e familjarëve gjatë shtrimit në spital apo në një konstatim të vetë mjekëve italianë. Për të sqaruar këtë paqartësi, grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së letërporosisë nga autoritetet italiane. Dokumentacioni pritet të ndihmojë në përcaktimin e natyrës së dëmtimit dhe rrethanave të plagosjes. Gjatë dëshmisë së tij, Vishkulli ka treguar se ndodhej në protestë...