Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 195 lekë për litër, nga 201 lekë që ishte më parë, ndërsa benzina do të pësojë një ulje të lehtë, duke zbritur nga 160 në 159 lekë për litër. Ndryshimi më i ndjeshëm është te gazi për automjetet. Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 69 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 57 lekë për litër. Gjithashtu, është përcaktuar që çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit të jetë 99 lekë për litër. Vendimi u mor në mbledhjen e datës 24 nëntor 2026, në kuadër të masave për monitorimin dhe kufizimin e përkohshëm...