Igor Dodik mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska
Presidenti i Republikës Sërpska, Savo Miniq, e ka mandatuar të dielën Igor Dodikun për formimin e qeverisë së re të këtij entiteti serb të Bosnje e Hercegovinës. Igor Dodik është djali i Millorad Dodikut, kryetarit të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD). Në një deklaratë për media, Igor Dodik tha se është “i vetëdijshëm se do të duhet ta dëshmojë se e meriton besimin”. Ai vuri në plan të parë zhvillimin ekonomik dhe transparencën në punën e institucioneve. “Do të punojmë në mënyrë transparente. Është e domosdoshme të rritet angazhimi në institucionet publike. Duhet të dihet se si shpenzohen paratë. Do të kërkoj menaxhim të përgjegjshëm dhe për lëshime do të duhet të mbahet përgjegjësi”, tha ai. Duke folur për Bashkimin Evropian, ai tha se...
Burimi:
syri.net