Vuçiç tërhiqet nga zgjedhjet presidenciale? Paralajmëron bojkotin: Pjesëmarrja është e pakuptimtë
Kreu i grupit parlamentar “Serbia Fiton”, Aleksandar Vuçiç, ka vendosur në pikëpyetje pjesëmarrjen e Partisë Progresive Serbe (SNS) në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke deklaruar se në rrethanat aktuale nuk ka asnjë kuptim që partia e tij të garojë. Në një intervistë për televizionin Informer, të dhënë në ambientet e Parlamentit të Serbisë, Vuçiç la të kuptohet se mund të kundërshtojë edhe vendimin e partisë së tij për të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas tij, shumica qeverisëse mund të përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen e disa forcave të vogla politike, me qëllim që procesi zgjedhor të duket legjitim. “Për herë të parë njerëzit po u shohin fytyrat. Për herë të parë po shohin fytyrat e pushtetarëve dhe aftësitë e tyre. Çfarë zgjedhjesh? Për çfarë po flisni?...
Burimi:
syri.net