Studimi 30-vjeçar: Vetmia kronike rrit me 38% rrezikun për demencë
Vetmia e vazhdueshme mund të rrisë me 38% rrezikun për të zhvilluar demencë, krahasuar me personat që nuk përjetojnë këtë ndjesi. Ky është përfundimi i një studimi të ri të kryer nga studiues të Universitetit të Bordosë në Francë, i cili ka ndjekur procesin e plakjes së mijëra personave përgjatë 30 viteve. Në studim u analizuan të dhënat e 3 777 personave të moshuar, gjatë periudhës 1988–2018. Rezultatet treguan se rreth 49% e personave që përjetonin vazhdimisht vetmi zhvilluan demencë, ndërsa te ata që nuk ndiheshin të vetmuar ose e përjetonin këtë ndjesi vetëm herë pas here, përqindja ishte rreth një në tre. Sipas studiuesve, rreziku më i lartë nuk lidhet me episode të izoluara të vetmisë, por me ndjenjën e vazhdueshme të izolimit emocional....
Burimi:
syri.net