Monitori i ri i zemrës kalon nga laboratori në provat klinike
Një monitor i ri, i lehtë, pa xhel dhe rezistent ndaj ujit, që mat në kohë reale aktivitetin e zemrës, po testohet në një klinikë në Australi. Pajisja, e zhvilluar fillimisht nga studiuesit e Universitetit RMIT dhe më pas nga kompania australiane Lubdub, është një ngjitëse pa tela që monitoron ritmin e zemrës deri në 14 ditë. Prototipi po provohet te pacientët e Midlands Medical Specialists në Perth, të cilët kanë nevojë për monitorim të zemrës me pajisjen Holter. Teknologjia synon të mundësojë kontrolle më të lehta dhe më të aksesueshme, ndërsa pacientët vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme. Sipas profesorit të RMIT dhe bashkëthemeluesit të Lubdub, Sharath Sriram, sensorët fleksibël të pajisjes krijojnë kontakt më të mirë me lëkurën dhe prodhojnë të dhëna 18...
Burimi:
syri.net