Lëvizja Studentore Kombëtare: Nuk ka dialog me Edi Ramën, do të vazhdojmë revoltën qytetare

Lëvizja Studentore Kombëtare: Nuk ka dialog me Edi Ramën, do të vazhdojmë revoltën qytetare

Studentët e Lëvizjes Studentore Kombëtare kanë mbajtur një deklaratë për mediat në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku kanë prezantuar qëndrimet dhe synimet e tyre për vijimin e organizimit studentor. Ata deklaruan se protesta ka hyrë në një fazë të re dhe më dinamike, duke theksuar se Lëvizja Studentore Kombëtare është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj. Studentët theksuan se synojnë të ndërtojnë një organizim të pavarur dhe demokratik, në bashkëpunim me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar, pa përjashtuar askënd, duke përjashtuar çdo mundësi dialogu me Ramën. Deklarata e studentëve Protesta hyri në një fazë të re më dinamike. Ne kërkojmë hetim të pavarur për dhunën. Lëvizja studentore kombëtarë është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj...