‘Rama shpall Veliajn armik të socialistëve’/ Koka: Asambleja e Tiranës vulosi përjashtimin de facto të tij nga PS
I ftuar në një lidhje me Skype në SYRI TV, gazetari Bledian Koka deklaroi se Asambleja e sotme e PS-së në Tiranë ishte një tjetër përpjekje e Edi Ramës për të goditur politikisht Erion Veliajn dhe për ta paraqitur atë si armik të socialistëve. Koka u shpreh se pas përjashtimit të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, Rama ka ndërmarrë edhe distancimin de facto nga Veliaj, ndërsa shqetësimi i tij kryesor është fakti se kryebashkiaku, edhe nga qelia, vijon të ketë juridikisht kompetenca mbi Bashkinë e Tiranës dhe mund të ndikojë në strukturat socialiste përpara zgjedhjeve të 9 majit. Koka theksoi se mbledhja e sotme tregoi frikën dhe presionin e Ramës, ndërsa rasti i Elona Lalajt u përdor për t'u dërguar një mesazh të qartë socialistëve...
Burimi:
syri.net