“Poshtë diktatura…”/ Incident pas Asamblesë së PS, studentët “kapin mat” Ramën
Protesta studentore është zhvendosur këtë të shtunë edhe pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, aty ku po zhvillohej Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën. Një grup protestuesish është mbledhur përpara ambienteve të institucionit, duke pritur daljen e kryeministrit Edi Rama. Në momentin kur kreu i qeverisë ka dalë nga Asambleja, studentët kanë nisur thirrjet kundër tij, duke brohoritur: “Poshtë diktatura! Qeveri e krimit!”. Protesta vjen një ditë pas takimit të Ramës me një grup studentësh, të cilët kryeministri i përshkroi si përfaqësues të atyre që kërkojnë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe pa përdorur gurë apo mjete të tjera dhune. Edhe këtë të shtunë, Rama publikoi pamje nga takimi, duke bërë të ditur se palët kishin rënë dakord që për momentin të mos publikohej përmbajtja...
Burimi:
ntv.al