Studentët hapin fazën e re të protestës: Me Ramën nuk ka dialog!

Studentët hapin fazën e re të protestës: Me Ramën nuk ka dialog!

Lëvizja Studentore Kombëtare ka paralajmëruar një fazë të re të organizimit të protestës, duke prezantuar qëndrimet dhe synimet e saj në një deklaratë për mediat, të mbajtur në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës. Studentët deklaruan se lëvizja e tyre nuk synon të zëvendësojë revoltën qytetare, por të jetë vazhdimësi e saj, përmes një organizimi më të strukturuar dhe dinamik. Ata theksuan se synojnë të ndërtojnë një lëvizje të pavarur dhe demokratike, në bashkëpunim me qytetarët dhe aktorët e tjerë që duan t’i bashkohen kauzës, pa përjashtuar asnjë grup apo individ. Megjithatë, studentët vendosën një vijë të kuqe sa i përket dialogut me kryeministrin Edi Rama, duke përjashtuar çdo mundësi negociatash me të. Sipas qëndrimit të tyre, protesta do të vijojë në një fazë të...