Berisha thirrje Veliajt dhe Spiropalit: Tregoni çfarë dini për Ramën dhe Ballukun

Berisha thirrje Veliajt dhe Spiropalit: Tregoni çfarë dini për Ramën dhe Ballukun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që të zbulojë publikisht gjithçka që di për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Deklarata vjen në një kohë kur përplasjet mes Veliajt dhe kreut të qeverisë janë shtuar, ndërsa në skenën politike është përfshirë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Gjatë një bashkëbisedimi online me ndjekësit, Berisha deklaroi se Veliaj dhe Spiropali disponojnë informacione për atë që ai e cilësoi si korrupsionin e Edi Ramës dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas kreut të PD-së, ata duhet t’i bëjnë publike këto informacione dhe të kontribuojnë në largimin e qeverisë nga pushteti. “Erion Veliaj, nëse do të kontribuojë, le t’u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën”, u shpreh Berisha, duke...