Berisha: Diktatori Ramiz Alia priti një përfaqësi të studentëve, kurse Rama priti disa studentë klandestinë

Berisha: Diktatori Ramiz Alia priti një përfaqësi të studentëve, kurse Rama priti disa studentë klandestinë

Sali Berisha ka kritikuar ashpër Edi Ramën për mënyrën se si zhvilloi takimin me studentët, duke e krahasuar me pritjen që Ramiz Alia i bëri përfaqësisë së studentëve më 11 dhjetor, të cilën e cilësoi transparente dhe publike. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, lideri demokrat akuzoi Ramën se priti fshehtas një grup studentësh, duke e konsideruar këtë veprim një fyerje të rëndë ndaj studentëve protestues dhe shqiptarëve. Pyetje-Përgjigje: Sokol Delia: Zoti Berisha, Partitë Popullore Evropiane dhe më gjerë kanë miratuar shtatë rezoluta për manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria Rama. Këto parti janë në qeverisje edhe në Evropë edhe në Amerikë. Si ka mundësi që institucionet qeverisëse flasin me arra në gojë kur flasim për qeverinë e Ramës, si ka mundësi që Rama ka gjithë këtë mbështetje...