Majmuni më i vetmuar në botë ka nevojë për një shoqe, pas dy dekadash i vetëm

Majmuni më i vetmuar në botë ka nevojë për një shoqe, pas dy dekadash i vetëm

Hera e fundit që Jojo pa një gorillë tjetër ishte kur gjuetarët e paligjshëm e rrëmbyen nga krahët e nënës së tij dhe vranë gjithë familjen. Kanë kaluar 20 vjet, por gorilla ende nuk e ka kapërcyer traumën. Tashmë, kujdestarët e tij në një qendër për mbrojtjen e kafshëve po kërkojnë një gorillë tjetër që t’i japë fund vetmisë së tij. “Me shumë gjasë, ky është rasti më ekstrem i izolimit që kam parë ndonjëherë te një majmun i madh”, tha profesoresha Gillian Forrester nga Universiteti i Sussex-it, e cila po studion Jojon në kuadër të kërkimeve mbi psikologjinë dhe traumat te majmunët e mëdhenj. Pasi mbeti jetim, Jojo u shit në një kopsht zoologjik privat, ku jetoi i izoluar në një kafaz shumë të...