“Baca Jakup, qëndro i fortë”, përfundon vizita 4-ditore e Krasniqit në Kosovë, rikthehet në paraburgimin e Hagës

“Baca Jakup, qëndro i fortë”, përfundon vizita 4-ditore e Krasniqit në Kosovë, rikthehet në paraburgimin e Hagës

Ka përfunduar këtë të shtunë vizita katër ditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në momentin që po ndahej nga familjarët e tij, ai është duartrokitur nga të afërmit që kishin dalë nëpër ballkone për ta parë. “Baca Jakup qëndro i fortë”, dëgjohet të thotë dikush. Ndërkohë ditën e sotme, Jakup Krasniqi do të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë, pas katër ditësh vizitë humanitare në familjen për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.