Berat/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Spanjë e Greqi, dyshime për pastrim parash
Prokuroria e Beratit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme, automjete dhe prona të tjera në pronësi të shtetasit me inicialet D.L. dhe familjarëve të tij, pasi dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të siguruara përmes veprimtarisë kriminale. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, shtetasi D.L. është hetuar dhe dënuar nga autoritetet e drejtësisë në Spanjë dhe Greqi për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Nga hetimet pasurore të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 963, të vitit 2018, ka rezultuar se të ardhurat e dokumentuara të tij dhe familjarëve nuk justifikojnë pasuritë dhe investimet e kryera gjatë periudhës 2005–2016. Sipas Prokurorisë, D.L. dyshohet se ka investuar të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal në qytetin e Poliçanit, ku ka blerë dyqane, apartamente, automjete...
Burimi:
javanews.al