“UNË JAM ZOTI I DROGËS”/ Trafikanti i njohur shqiptar tenton për herë të tretë të vetëvritet
Elvis Demçe, trafikanti shqiptar i drogës që mbahet në regjimin e posaçëm 41-bis në Itali, ka tentuar për herë të tretë t’i japë fund jetës brenda qelisë së burgut të Operas, në Milano. 40-vjeçari është gjetur në kohë nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, të cilët kanë ndërhyrë për ta shpëtuar dhe e kanë transportuar menjëherë në spital. Sipas raportimeve nga mediat italiane, ai ndodhet në terapi intensive. Kjo është tentativa e tretë për vetëvrasje e Demçes, pas dy episodeve të mëparshme që kishin bërë që avokati i tij, Massimiliano Capuzi, të kërkonte transferimin në një strukturë të mbrojtur, ku klienti i tij të ndiqte një program të specializuar terapeutik. Rasti ka rikthyer në vëmendje kushtet e vuajtjes së dënimit në regjimin 41-bis, një nga...
Burimi:
ntv.al