“Krijojmë shtresën e re të strehimit të përballueshëm”/ Kryeministri Rama: Vitin tjetër 10 mijë familje marrin çelësat në dorë, 55 mijë deri në 2030-ën
Rama vijon fjalën e tij në Asamblenë e PS, duke folur në lidhje me strehimin social dhe atë të përballueshëm, që e konsideron si një shtresë të re dhe një mundësi të madhe për të rinjtë që nuk kanë mundësinë të përballojnë blerjen e një shtëpie. “Në një vend si Shqipëria që është zhvilluar në këto 10 vite me shpejtësi, por duke lënë edhe shumë njerëz shumë mbrapa, strehimi nuk është vetëm halli i atij që nuk ka ku të fusë kokën, por strehimi është edhe halli i një polici, infermiereje, polici, ushtaraku apo një profesionisti të shtetit, i të rinjve që punojnë fort, por nuk mund të kenë apartamentin e tyre. Strehimi sot nuk është më nevojë për më të varfrit, por edhe për...
Burimi:
ntv.al