Pastroi paratë e drogës në Shqipëri, i sekuestrohen 12 prona dhe 2 makina “të fortit” në Berat (Emri)
Prokuroria e Beratit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme dhe automjete në pronësi të shtetasit Donald Lavdari dhe familjarëve të tij, pasi dyshohet se janë përfituar përmes të ardhurave nga aktiviteti kriminal. Sipas organit të akuzës, D.L. është hetuar dhe dënuar nga autoritetet e drejtësisë në Spanjë dhe Greqi për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrimi është kryer në kuadër të hetimeve për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ndërsa nga verifikimet financiare ka rezultuar se të ardhurat e ligjshme të dokumentuara të D.L. dhe familjarëve të tij nuk justifikojnë pasuritë dhe investimet e realizuara gjatë viteve 2005–2016. Sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime se paratë e siguruara nga trafiku i drogës jashtë vendit janë investuar në Shqipëri, kryesisht në qytetin e...
Burimi:
gijotina.com