I dënuar për drogë në Spanjë e Greqi, Prokuroria e Beratit i sekuestron 12 pasuri Donald Lavdarit

I dënuar për drogë në Spanjë e Greqi, Prokuroria e Beratit i sekuestron 12 pasuri Donald Lavdarit

foto ilustruese TIRANË-Prokuroria e Beratit ka sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme dhe dy automjete Mercedes-Benz të shtetasit Donald Lavdari, nën dyshimin se janë përfituar nga të ardhurat e trafikimit të lëndëve narkotike në Spanjë dhe Greqi. Lavdari ishte një nga personat të cilëve Operacioni Forca e Ligjit (OFL) u kërkoi të justifikonin burimet e pasurisë në shkurt të vitit 2020. Mes pasurive të sekuestruara është një apartament me sipërfaqe 66 metra katrorë në Skrapar, 11 njësi të tjera pasurish të paluajtshme, si dhe dy automjete Mercedes-Benz, njëri prej tyre i modelit E270 CDI. Prokuroria nuk specifikon llojin e të gjitha pronave, ndërsa disa regjistrime mund t’i referohen së njëjtës pasuri. NJOFTIMI:  Nuk justifikohen nga të ardhurat, Prokuroria e Beratit sekuestron pronat e shtetasit D.L., dënuar...