Kapet “El Chapo Isidro”, një nga më të kërkuarit e FBI, përplasje me armë mes kartelit dhe ushtrisë

Kapet “El Chapo Isidro”, një nga më të kërkuarit e FBI, përplasje me armë mes kartelit dhe ushtrisë

'El Chapo Isidro' MEKSIKË-Nata e 20 nëntorit 2026 ka qenë një nga më të dhunshmet në Sinaloa, gjatë së cilës është raportuar kapja e Fausto Isidro Meza Flores , i njohur ndryshe si 'El Chapo Isidro', një nga trafikantët e drogës më të kërkuar nga FBI-ja dhe autoritetet meksikane, pasi ai është i lidhur me Kartelin Guasave. Sipas FBI-së, Meza Flores dyshohet se është përfshirë në posedimin, shpërndarjen dhe importimin në SHBA të sasive të mëdha të heroinës, metamfetaminës, kokainës, fentanilit dhe marijuanës. Për informacione që do të çonin në arrestimin e tij, autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh, raportojnë mediat e huaja. Operacioni për kapjen e tij u shoqërua me përplasje të dhunshme mes ushtrisë meksikane dhe personave të armatosur...