Koreja e Jugut ofron 75 mijë dollarë shpërblim për denoncimin e mashtrimeve në provime
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, të shtunën përsëriti ofertën e qeverisë së tij për një shpërblim prej 100 milionë wonësh (75 mijë dollarë) për denoncimet e rasteve të vërtetuara të mashtrimit në Testin e Aftësive Akademike për Pranimin në Universitet (CSAT), të zhvilluar këtë javë. Ai sqaroi se shpërblimi nuk kufizohet në 100 milionë wonë për rast dhe mund të rritet me të njëjtën shumë për çdo person tjetër të përfshirë, nëse një denoncim zbulon disa raste mashtrimi, sipas një deklarate të publikuar në platformën e rrjeteve sociale X, me seli në SHBA. Ai tha se personat që pranojnë se kanë mashtruar dhe denoncojnë të tjerët e përfshirë do të përfitojnë ulje të dënimeve për shkeljet e tyre, ndërkohë që do të...
Burimi:
syri.net