Spiropali dhe Ndreca jashtë PS/ Rama nuk i përmend me emër, por konfirmon se janë përjashtuar

Spiropali dhe Ndreca jashtë PS/ Rama nuk i përmend me emër, por konfirmon se janë përjashtuar

Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS për Tiranën, Rama iu referua dy figurave socialiste si “të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”. Të shtunën e kaluar Rama propozoi largimin e Spiropalit dhe Ndrecës, por Asambleja Socialiste nuk votoi për përjashtimin e tyre, ndërsa gjatë mbledhjes në Gjirin e Lalzit pati edhe replika mes tij dhe Spiropalit. Në mbështetje të Spiropalit dolën Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, të cilët kundërshtuan përjashtimin e saj nga forumet drejtuese socialiste. “Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si dhe të tjera dhe të tjerë drejtues dhe...