No Image Available

Asambleja e PS-së së Tiranës në Akademinë e Arteve, mbërrin ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Akademisë së Arteve, ku do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, e thirrur nga kryeministri Edi Rama. Mbledhja ka në fokus organizimin e strukturave të PS-së dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku gara për Bashkinë e Tiranës pritet të jetë një nga çështjet kryesore. Kjo mbledhje vjen një javë pasi Rama mblodhi Asamblenë Kombëtare dhe pati debate e vendime mjaft të bujshme.