No Image Available

Operacioni i Veliajt/ Avokati Ndreca i drejtohet GJKKO-së, kërkon ndërhyrje në një spital privat në Tiranë

Pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se ka planifikuar 23 nëntorin si ditën kur Erion Veliaj mund ta kryejë ndërhyrjen në Spitalin Memorial, avokati i tij thotë për TCH se i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme që të vendosë se çfarë do të ndodhë. I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, Plarent Ndreca tha se ‘kërkesa urgjente i ishte dërguar GJKKO-së mëngjesin e së premtes’. Shkresa tregon se autorizimi i kërkohet Gjykatës së Posaçme për ta kryer ndërhyrjen në një spital privat në Tiranë. Në shkresën e depozituar dje, Ndreca kërkon gjithashtu që Veliaj të shoqërohet dhe të shtrohet në këtë spital për ndërhyrjen dhe trajtimin pasoperativ. Avokati Ndreca është shprehur gjithashtu se  do të pritet vendimi i gjykatës në lidhje me ndërhyrjen. Mbrojtja argumenton...