Protestat/ Studentët organizohen për herë të parë, zgjedhin delegatët! Ja deklarata

Protestat/ Studentët organizohen për herë të parë, zgjedhin delegatët! Ja deklarata

Studentët janë organizuar për herë të parë që prej protestave dhe kanë zhvilluar ditën e sotme te Politekniku një mbledhje me dyer të mbyllura. Ky organizim është quajtur Lëvizja Studentore Kombëtare (LSK), në të cilin janë zgjedhur përfaqësues në çdo fakultet. Sipas një njoftimi të mëparshëm, janë anëtarësuar mbi 2000 studentë nga 34 universitete të Shqipërisë. 500 prej tyre kanë marrë pjesë në mbledhjet përkatëse dhe 10 fakultete deri tani kanë zgjedhur delegatët e përkohshëm. “Studentë, thirrja jonë e parë drejtohet për ju. Ky organizim, nuk ka kryetar, e as ne nuk jemi të tillë. Ne nuk duam të flasim sot në emrin tuaj, por t’ju ftojmë si shokët tanë, të na bashkoheni. Duam të dëgjojmë zërat tuaj, mendimet dhe problematikat që keni hasur, shpresat...